11:50 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Peaky Blinders si Game of Thrones, frymëzim për emrat e rinj të fëmijëve

Drama televizive Peaky Blinders mund të ketë frymëzuar disa prej emrave më popullorë të fëmijëve në Angli dhe Wales.

Zyra kombëtare e statistikave njoftoi se Arthur ka hyrë për herë të parë që prej viteve 1920 në dhjetëshjen e emrave më të parapelqyer për djemtë, dhe Ada shfaqet për herë të parë në një shekull në listën e 100 emrave më të dashur për vajzat.

Arthuri dhe Ada janë anëtaret kryesore të familjes Shelby në serialin fitues të çmimeve Bafta. Majën e klasifikimit ndërkohë vazhdojnë ta mbajnë të pushtuar emrat Oliver dhe Olivia. Ato rezultojnë më popullorët edhe në Skoci, ndërsa në Irlandën e Veriut, regjistrat shënojnë më tepër James dhe Grace.

Një tjetër emër që e ka dyfishuar preferencen në 2018-tën ishte Meghan, dhe duket se kjo i detyrohet pikërisht Dukeshës së Sussex-it, sepse rishfaqja e fuqishme e tij si favorit për vajzat, koinçidoi me dasmën madhështore të ish aktores amerikane me princin Harry.

Preferencat megjithatë duket nuk janë gjithmonë ato tradicionale; 56 vajzave vitin e kaluar iu vu emri “Khaleesi”, një fjalë e sajuar në vend të asaj “mbretëreshë” dhe që u përdor nga personazhi Daenerys Targaryen në Game of Thrones.