Peci e Dobruna vizitojnë sistemin e ujitjes në Radoniq, zëvëndësministri ka lëvdata për punën e bërë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me zëvëndësministrin e MZHR-së, Agon Dobruna kanë parë nga afër investimet e realizuara në rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi – Dukagjini.
Zëvëndësministri Dobruna ka thënë se me punën që po bën ministri Peci, po stimulohet zhvillimi i bujqësisë kudo në vend.

“Vizitë në Komunën e Gjakovës, së bashku me z.Faton Peci – Ministër i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shikuam nga afër investimet e realizuara në rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi – Dukagjini.
Dua të falenderoj ministrin z.Faton Peci për mendjen e hapur në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe shpresoj, që me këtë vullnet politik do të ketë avansime të larta, prandaj Ministri me punën e mirë që po bënë po stimulon zhvillimin e sektorit të bujqësisë anë e kënd Kosovës” shkruan Dobruna në Facebook./Indeksonline/