75 Mall Live Search
20:51 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / F.R

Peci e falënderon Bedri Hamzën për punët e mira në Mitrovicë

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pranuar sot detyrën nga paraardhësi i tij, Bedri Hamza, në një takim zyrtar që u zhvillua në objektin e komunës.

Përmes një postimi në facebook Peci ka falënderuar Hamzën për punën e bërë gjatë mandatit të tij katërvjeçar në krye të komunës, shkruan IndeksOnline.

“Falënderoj ish-kryetarin Hamza për çdo punë të mirë që ka arritur të bëjë për Mitrovicën gjatë mandatit të tij,” shkroi Peci, duke e cilësuar këtë detyrë si nderin më të madh që ia kanë besuar qytetarët e Mitrovicës.

Ai theksoi se do ta ushtrojë funksionin e kryetarit me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë institucionale, ashtu siç edhe është zotuar gjatë marrjes së detyrës./IndeksOnline/