Peci e quan opozitën recidiviste në gabime!

Kryetari i partisë “Guxo” Faton Peci ka reaguar pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Peci për këtë ka fajësuar opozitën, e cila sipas tij me sjellje recidiviste, po e pamundëson procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja.
“Recediviste në gabime! Pas mohimit të mandateve dhe bllokimit të seancës së parë të kuvendit, opozita braktisi takimin konsultativ, dështuan sërish edhe në përpjekjen e dytë për të kontribuar në një zgjidhje institucionale. Me këtë sjellje recidiviste, opozita po e pamundëson procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja. Opozita e Kosovës po rrëshqet gjithnjë e më thellë në spiralen e bllokimit të institucioneve”, ka thënë Peci. /Indeksonline/