17:55 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Peci flet për gjendjen në ministri dhe programin për bujqësi

Sot në Komisionin për Bujqësi ka raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rajonal, Faton Peci, ku edhe ka folur për gjendjen në dikasterin të drejton.

Ai ka thënë se gjendja e ministrisë është shumë e rëndë  për shkak të mungesës së legjislacionit, nivelit të borxheve dhe keqpërdorimit, shkruan Indeksonline.

Ministri Peci gjatë këtij komisioni tha se në kuadër të kësaj ministrie kanë hartuar programin dhe ligjet në kuadër të sektorit të bujqësisë.

Peci ka folur edhe për subvencionet që do t’u ndahen fermerëve.

Ministri ka thënë se 1.3 milionë euro do të ndahen për dëmet në bujqësi në mbledhjen e radhës, ndërsa 8.9 milionë euro janë ndarë për subvencionet e dyta (përmbushje e borxheve nga ligji për rimëkëmbje ekonomike).

Po ashtu ministri Faton Peci ka thënë se rreth 4 milionë euro janë ndarë për pagesa nga buxheti i subvencioneve të rregullta./Indeksonline/