75 Mall Live Search
18:33 / E Martë, 01 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Peci i Zveçanit pas vendimit të MAPL-së: Është ende heret për të vendosur

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

Në Klan Kosova, sot ka folur rreth kësaj çështje Ilir Peci, kryetari i Zveçanit.

Ai ka theksuar se deri tani nuk ka udhëzim ndonjë vendim që t’i tregojë se si duhet të veprojë.

“Tash e shohim derisa nuk na vjen diçka zyrtarisht. Për mua si kryetar e shoh se ende është herët për të marrë një vendim”.

“Të shohim në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet kjo situatë në komunat veriore. Është ende herët të marrë ndonjë vendim apo të japë ndonjë deklaratë rreth saj”, ka thënë Peci.