22:24 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / SH F

Peci: Isa Mustafës i ka mbet ‘zhig’ të bëhet president

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka akuzuar përsëri ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Peci ka thënë se Mustafës i ka mbet ‘zhig’ të bëhet president i Kosovës.

“Ne asnjëherë nuk jemi ata që i ngrisim këto tema dhe këto polemika, disa herë ka ndodh që Mustafa qoftë përmes prononcimit, apo intervistave sikur i ka disa ‘zhige’ që i kanë mbet sa ka qenë pjesë e drejtimit të LDK-së, mes tyre mendoj se Isa Mustafa nuk është model i politikanit qoft në aspektin e udhëheqjes së institucioni qoftë në aspektin partiak që mund me nda diçka për shoqërinë ose njerëzit që kanë përgjegjësi institucionale”

Peci po ashtu ka thënë se Mustafa e kishte ëndërr të bëhej president i Kosovës, dhe për këtë ambicie po merret me presidentën Osmani tani.