75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / k.v

Peci: Kooperativat bujqësore u mundëson fermerëve qasje në tregje ndërkombëtare dhe rrit efikasitetin

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e konceptdokumentit për kooperativat bujqësore në vend, e cila sipas ekzekutivit do t’u mundësojë fermerëve qasje në tregje të reja e teknologji moderne.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ky vendim është në të mirë të fermerëve, pasi sipas tij koncept-dokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit.

“Është një koncpetprojekt moderen dhe evropian. Ky konceptprojekt i përcakton format e bashkimit të kooperativave në mënyrë vullnetare të grupeve të fermerëve, duke iu lejuar krijimin e tyre nga dy a po më shumë kooperativave. Kjo do t’u mundësojë fermerëve qasje në tregje të reja, teknologji moderne, plasim më të lehtë të produkteve pandërmjetësues. Gjithashtu konceptdokumenti për kooperativa bujqësore ulë kostot operacionale të prodhimit në gjithë zinxhirin e funksionimit, kështu duke rritur efikasitetin, mundëson plasim më të lehte ne tregjet ndërkombëtare”, ka thënë ai.