Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike te stacioni i sutobusëve
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka marrë sot dhe një vendim. Vendimi i radhës i kryetarit Peci është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te stacioni i autobusëve.
Ndërsa ka thënë se aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësrave publike.
Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve, që të mos i uzurpojnë hapësirat publike.
Postimi i plotë i Pecit:
Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te stacioni i autobusëve.
Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.
Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

