Peci: MPJ të shfrytëzojë rastin e të rivendos kontaktet me shtetet që kanë tërhequr njohjet e Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se një numër i vendeve që i kanë ngrirë apo tërhequr njohjet e Kosovës dhe atë me ndikimin direkt të Rusisë, janë duke e tërhequr përkrahjen e tyre ndaj Kremlinit, dhe kjo po shihet sidomos nga dy votimet e fundit të Asamblesë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.
Peci ka shkruar në Facebook se do të ishte mirë që MPJ e Kosovës të shfrytëzojë këtë rast që të rivendos kontaktet me këto shtete dhe t’i rikthej prapa këto njohje të humbura.