75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / MSH1

Peci njofton ndërmarrjen e procedurës për trajtimin e qenve agresivë, në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se është inicuar procedura për trajtimin e qenve agresivë, një problem që sipas tij ka qenë ndër shqetësimet më të theksuara të qytetarëve.

Përmes një njoftimi publik, Peci theksoi se prezenca e shtuar e qenve agresivë në qytet përbën një nga problemet më akute me të cilat po përballen banorët.

“Një prej shqetësimeve dhe problemeve më akute në qytet ka të bëjë me prezencën e theksuar të qenve agresivë. Angazhimi ynë është maksimal që këtij problemi të kahmotshëm t’i gjendet zgjidhja. Sot, u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka deklaruar Peci.

Ai ka theksuar se institucionet komunale do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë dhe administrativë për të adresuar këtë çështje, me qëllim garantimin e sigurisë publike.