75 Mall Live Search
14:44 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / H F

Peci: Nuk bëjmë kalkulime për kryeparlamentar, negociatat vazhdojnë për Qeveri

Deputeti nga radhët e Listë Guxo, Faton Peci tha se janë dëshmitarë rreth shpërfaqjes së hipokrizisë së LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe.


“E kanë dëshmuar pafytyrësinë e tyre duke e mohuar edhe veten e tyre për të aprovuar apo miratuar propozimin e komisionit për verifikimin e mandateve, që do të duhej realizuar para katër ditësh. Shihemi në një momentum të ri ku kemi bërë përpjekje për të propozuar dhe zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës. E drejta i takon ekskluzivisht dhe vetëm grupit më të madh parlamentare kështu që i bëj thirrje opozitës që të mos e vonojnë vendin për 48 orët në ardhje apo katër ditët e tjera, ose me muaj të tjerë”,tha Peci.

Ai theksoi se “pasi kreyparlamentar i takon vetëm VV-së dhe menduam se u ka kaluar smira xhelozia e inati për humbjen e zgjedhjeve, pro prapë është në duart e tyre të aprovojnë propozimin e VV-së në të kundërtën s’ka opsion tjetër e të shkohet tutje të konsumohet ideja e zgjedhjes së një kandidati tjetër”

Kuvendi monenatalisht është në pauzë.