75 Mall Live Search
13:20 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / P M

Peci për dëshminë e Rubin në Hagë: Tani vazhdoni bëni hajgare me masat e SHBA-ve

Me të nisur dëshmia e James Rubin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë,kanë nsiur edhe deklarimet në Kosovë duke e vlerësuar lartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka thënë se dëshmia e Rubin pro ish-presidentit Hashim Thaçi është një ligjëratë publike e dorës së parë për historinë e Kosovës.

“Deshmia e James Rubin si deshmitar i mbrojtjes te ish Presidentit Thaci, nuk eshte vetem nje deshmi e thjeshte gjyqesore! Kjo deshmi eshte edhe nje ligjerate publike e dores se pare per historine moderne te Kosoves, lidershipin vizionar te shqiptareve, luften e UCK-se dhe rrugetimin e saj drejte pavaresise! Tani vazhdoni te beni hajgare me masat e SHBA-ve! Kush nuk e cmon dhe s’punon bashke me mikun dhe perkrahesin me te madh, i cili na ka sjelle lirine dhe pavaresine, dhe qe ka investuar me gjenerozitetin me te madh ne shtet-ndertimin e vendit tone, nuk ka rruge tjeter perpos qe te perfundoj ne vete-izolim apo ne dere te armikut”, ka shkruar Peci.