75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / L K

Peci rikthen një pronë nën menaxhimin e ministrisë: Pas 20-vjetësh prona i kthehet titullarit!

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar rikthimin e një tjetër prone nën menaxhimin e ministrisë së tij.

Prona në fjalë shfrytëzohej nga një kompani private deri tani.

“Pas më shumë se 20 vjetësh, prona i kthehet titullarit / Ministrisë së Bujqësisë.
Me përkushtim dhe vendosmëri vazhdoj të mbaj premtimin tim për rikthimin e pronave të MBPZHR-së.
Kësaj radhe në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të qeverisë, APK-ja pas identifikimit ka rikthyer në posedim një pronë prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas Ligjit për pyjet (i aprovuar vitin e kaluar) është pasuri shoqërore që i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Pas një periudhe të gjatë mbi 20-vjeçare, kjo pronë tani i rikthehet titullarit për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit.
Pas konfirmimit të dokumentacionit për pronësinë, MBPZHR-APK do ta menaxhojë këtë pronë pa asnjë kontestim dhe në përputhje me ligjin.
Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive.
Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara”, shkruan Peci në njoftim./Indeksonline/