75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 20 Mars 2025 / Gj. Sh

Peci thotë se ka komunikim mes Brukselit dhe Administratës Trump lidhur me dialogun Kosovë- Serbi

Ish Ambasadori Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar intervistën e Aivo Orav tha se aktualisht është duke u bërë një fazë parapërgatitore para fillimi të një ndërmjetësimi serioz të BE-së në raport me dialogun.

Sipas tij ka komunikim mes Brukselit dhe Washingtonit me Administratën e Trump lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Me sa kam njohuri unë ka një komunikim mes Brukselit dhe Washingtonit me Administratën e Trump lidhur me ecjen përpara dialogut”, tha Peci.