Peci thotë se po sabotohet nga komuna e Prishtinës, i nis një kërkesë urgjente ministrit Aliu

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se po përbaallen me mungesë të vazhdueshmë për bashkëpunim dhe po sabotohen nga komuna e Prishtinës që t’i zbatojë aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron operatori ekonomik në mënyre të kundërligjshme, pronë e ministrisë së Bujqësisë.
“Duke parë këtë mungesë vullneti sapo i dërgova kërkesë Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit”, ka shkruar ai.