Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

Faton Peci nga lista “Guxo”, ka folur shkurt për media para fillimit të seancës konstituive të kuvendit, ku është pyetur për një takim të mundshëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo deklaratë e tij vjen pas takimit që presidentja zhvilloi me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Peci ka theksuar se janë të hapur për takim me presidenten në rast se ajo i fton.
“Jo, s’po mendoj kurgjo. Nëse na fton ne jemi të gatshëm me marrë pjesë…” – tha ai shkurt.
Lidhur me mundësinë për zgjedhje të reja, ai ka qenë i qartë.
“Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion, por unë mendoj se nuk do të ishte një opsion i mirë. Opsioni i vetëm që mundet me qenë është që duhet të zgjedhet kryeparlamentari”, përfundoi ai.