Peci:Pas 16 viteve me pritje të shumta në kolona e rrugë të dëmtuara, sot përfundimisht u mundësua qarkullimi i lirë Mitrovicë-Prishtinë

Pas 16 viteve me pritje të shumta në kolona e rrugë të dëmtuara, sot përfundimisht u mundësua qarkullimi i lirë Mitrovicë-Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.
Sipas Pecit, ky ndryshim është rezultat i besimit që qytetarët i dhanë Albin Kurtit në vitin 2021.
Postimi i plotë:
✅Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë!
🚏Pas 16 viteve me pritje të shumta në kolona e rrugë të dëmtuara, sot përfundimisht u mundësua qarkullimi i lirë Mitrovicë-Prishtinë. Ky ndryshim është rezultat i besimit që qytetarët i dhanë Albin Kurtit në vitin 2021.
🇽🇰Sot, Mitrovica frymon lirshëm me zhvillim, integritet dhe sovranitet në çdo cep të Kosovës. Na mbetet vetëm edhe 12 tetori, dita kur do të bashkërendojmë zhvillimin e Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës.
#fatonpeci105✅