75 Mall Live Search
21:52 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pediatri 69 vjeçar akuzohet se abuzoi seksualisht pacientet e tij

Pediatri pedofil është akuzuar për abuzimin e disa vajzave të reja përgjatë karrierës së tij.

Ernesto Torres, 69 vjeçar është burgosur pasi që kishte abuzuar seksualisht me një 18 vjeçare, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ajo e kishte raportuar atë pasi që pediatri e kishte prekur në vende intime për 5 minuta, gjatë kohës sa do të duhej ta kontrollonte atë si paciente.

18 vjeçarja e kishte Erneston pediatrin mjek familjar dhe ishte kontrolluar tek ai që nga koha kur ajo ishte bebe.

Pas raportimit të rastit nga 18 vjeçarja në polici, edhe 23 viktima të tjera lajmëruan rastet e tyre në polici.

Ai përballet po ashtu edhe me 11 raste të tjera gjyqësore të cilat viktimat i kanë raportuar, ndërsa deri më tani janë ngritur 65 akuza për sulme seksuale.

Vendimi i organeve gjyqësore pritet të ndikoj në sensibilizimin e raportimit të rasteve të abuzimeve seksuale./Indeksonline/