Pedri emocionohet në zhveshtore, frikësohet se po i kthehet lëndimi i mëhershëm

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Pedri ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.
Mesfushori u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Yamal, shkruan Indeksonline
Ai filloi të qante në zhveshtore duke i frikësuar se do i kthehet lëndimi i mëhershëm, të cilin e kishte pësuar gjatë sezonit të kaluar dhe e përcolli edhe në fillim të 2023/24.
Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Pedri me Barcelonën në La Liga ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/
Unfortunately 😰pic.twitter.com/6tlKAmdPZ9
— حسن الناقور Mr.Nagoor (@hasanalnaqour) March 3, 2024