75 Mall Live Search
12:14 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / H F

Pedri i Barcelonës këtë këngë të Taynës e shpërndan, “Si ai”, me miliona njerëz e kanë parë

Futbollisti i Barcelonës, Pedri, ka shpërndarë në rrjetet sociale këngën “Si ai”, interpretim nga reperja kosovare Tayna.

Reagimi i artistes nuk ka munguar, e cila është shprehur e entuziazmuar për gjestin e futbollistit, shkruan IndeksOnline.

“Po, e kam parë që ai ka postuar një story me këngën time dhe më pëlqen shumë. Tani mund të ndaloni së dërguari”, ka shkruar Tayna krahas fotos që ndau me ndjekësit në Instagram.

Është Pedri, ai i cili në llogarinë e tij në Instagram numëron mbi 18 milionë ndjekës./IndeksOnline/