10:52 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Pedri s’do të shkojë më me taksi në shtëpi, Barcelona i blen veturë dhe e bën me shofer

Futbollisti i Barcelonës, Pedri u bë hit në rrjetet sociale pasi që pas ndeshjes me Ferencvarosin shkoi në shtëpi me taksi.

Por, Pedri më nuk do të ketë nevojë të thërrasë taksi pas ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka blerë veturë dhe e ka angazhuar një shofer për futbollistin.

Pedri është ende 17-vjeçar dhe nuk ka të drejtë të ngasë veturën, prandaj deri ta sigurojë një patentë shofer, ai do ta ketë një shofer personal./Indeksonline/