75 Mall Live Search
17:37 / E Premte, 13 Qershor 2025 / Gj. Sh

Pedri zgjedh 11-shen më të mirë në historinë e Barcelonës, befason me formacionin

Futbollisti i Barcelonës, Pedri ka zgjedhur 11-shen më të mirë sipas tij të skuadrës katalanase.

Mesfushori spanjoll ka befasuar me formacionin, pasi asnjë nga lojtarët aktual të Barcelonës nuk është përfshirë në 11-shen më të mirë, shkruan IndeksOnline.

Formacioni që ka zgjedhur Pedri është 3-4-3.

Në portë është Victor Valdes, mbrojtja përbëhet nga Puyol, Pique dhe Jordi Alba.

Në mesfushë janë Sergio Busquets, Xavi, Iniesta dhe Ronaldinho, ndërsa treshja e sulmit është ajo e famshmja ”MSN”, me Messin, Suarez dhe Neymar./IndeksOnline/