Pedro: Nëse Barcelona më telefonon, unë lë gjithçka
Pedro Rodriguezi ka dhënë një intervistë për L’Esportiu ku flet për aventurën e tij të “paharruar” me Barcelonën si edhe rikthimin e tij në “Camp Nou”.
Sulmuesi i Chelseat tregoi se ai është i hapur të rikthehet në ekipin spanjoll ku kaloi kohët më të mira si futbollist, përcjell Indeksonline.
“Nëse ata më thërrasin, unë i lë të gjitha [qesh]. Ishte një moment në stërvitjet parapërgatitore, kur luajtëm kundër Barçës, që, pasi folëm me trajnerin, pashë një mundësi. Por dera u mbyll shpejt. Në këtë pikë, unë nuk e di çfarë do të ndodhë me mua, vetëm se e di që kam kontratë me Chelsean deri në fund të sezonit” – u shpreh spanjolli.
Pedro luajti me ekipin e parë të Barcelonës gjatë periudhës 2008-2015, duke arritur suksese të jashtëzakonshme./Indeksonline/