75 Mall Live Search
07:58 / E Enjte, 12 Mars 2026 / G T

Pedro Neto kërkon falje për gjestin ndaj mbledhësit të topave, i dha edhe fanellën në fund

Skuadra e Chelseat u mposht thellë 5:2 ndaj PSG-së në ndeshjen e UEFA Champions League.

Në fundin e ndeshjes, Pedro Neto pati një situatë jo të mirë, shkruan Indeksonline

Ai shtyu dhe rrëzoi në tokë mbledhësin e topave, pasi ky i fundit tentoi ta vononte ndeshjen.

Image

Megjithatë, pas takimit – Pedro Neto tregoi anën e tij të mirë. Ai ia dhuroi fanellën djaloshit dhe i kërkoi falje.

“I thashë më fal dhe ia dhurova fanellën. Nuk di mirë frëngjisht, por bashkëkombësi im Vitinha erdhi dhe i tha atij që unë s’jam kështu.

“Në fund djaloshi buzëqeshi dhe unë i kërkova falje 35 herë”, u shpreh Pedro Neto

Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Stamford Bridge”./Indeksonline/

Pedro Neto pushes the ball boy vs PSG (no card)
by u/977x in soccer