Pedro Neto mungoi në stërvitje te Chelsea shkaku i vdekjes së Diogo Jotas/ Maresca: Ishte tejet i mërzitur!

Vdekja e Diogo Jotas ka shokuar botën e futbollit. Shokut e tij ende s’mund ta besojnë një gjë të tillë.
Sulmuesi anësor i Chelseat, Pedro Neto mungoi në stërvitjen e fundit shkaku i vdekjes së bashkëkombësit të tij, shkruan Indeksonline
Ai ishte tejet i mërzitur dhe me shumë gjasa do të mungojë edhe në ndeshjen çerekfinale ndaj Palmeirasit në Kupën e Botës për Klube.
Trajneri Enzo Maresca e konfirmoi se mungesa e Pedro Netos në stërvitje ishte pikërisht për shkak të ngjarjes tragjike.
“Është shumë i mërzitur. Ka gjasa që nuk luan nesër ndaj Palmeirasit. Por ne do e mbështesim vendimin e tij”, u shpreh Maresca
Diogo Jota ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme shkaku i një aksidenti të tmerrshëm me makinë në rrugët e Spanjës. Ai ishte së bashku me vëllain e tij, Andre Silva./Indeksonline/