22:48 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pedro “ujk i vjetër”, ja siguron fitoren Romës me këtë super gol

Skuadra e Romës ka shënuar fitore me rezultat 0:1 kundër Udineses, ndeshje në kuadër të javës së 3-të të Series A.

Golin e vetëm e shënoj Pedro Rodriguez në minutën e 55-të, i cili lansoj një goditje nga rreth 25 mentra, duke mos i lënë asnjë shansë portierit, transmeton Indeksonline.

Kjo ishte fitorja e parë e Romës në sezonin e ri. Në ndeshjen e javës së dytë, Roma barazoj me Juventusin, kurse në ndeshjen e parë e humbi në tavolinë kundër Veronës.Kryeqytetasit ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër Benevetos.

Udinese vazhdon formën e dobët. Në tri ndeshje, ata kanë pësuar tri humbje./Indeksonline/