Pedro vjen me golin më të bukur të parasezonit
Chelsea ka pasur një parasezon të mirë. Nga 6 ndeshjet e zhvilluara deri më tani 4 prej tyre i ka fituar ndërsa një e ka humbur dhe një e ka barazuar, shkruan Indeksonline.
Në fakt, Blutë e Londrës e nisën keq parasezonin duke barazuar 1:1 me Bohemians, duke e shkatërruar më pas St Patrick’s Athletic 4:0. U mposhtën më pas nga Kawasaki Frontale 0:1 duke i siguruar më pas tri fitore radhazi kundër Barcelonës (2:1), lundër Reading (4:3) dhe kundër Red Bull Salzburg (5:3).
Ndeshja me Red Bull Salzburg u zhvillua dje dhe londinezët treguan lojë të bukur.
Ajo që bjen në sy është goli i Pedros, i cili është një “perlë” e vërtetë./Indeksonline/