Pefqeli i Dukagjinit, ylli i javës së 12-të në “Albi Mall Superliga”

Duele interesante u zhvilluan në javën e 12-të në “Albi Mall Superliga”.
Mesfushori i Dukagjinit, Mërgim Pefqeli u shpall yll i javës pas paraqitjes së tij të fundit ndaj Gjilanit, ku shënoi gol në fitoren e skuadrës së tij në Gjilan.
Pefqeli, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së pas vlerësimit të tij si ylli i javës:
“Kemi pasur një ecuri të mirë në 4 ndeshjet e fundit. Ka qenë një punë e stafit teknik, që në këto 4 ndeshje të fitojmë pikët. Ka qenë çdo lojtar në çdo repart shumë kompakt.
Falenderoj shokët e skuadrës, stafin, në veçanti kryetrajnerin Munishi, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i xhiros”, tha Pefqeli për faqen zyrtare të FFK-së./IndeksOnline/