21:10 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Peja 100 për qind e vendosur me Aleancën dhe konceptin e saj për shtet të plotë

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po i shtohet çdo ditë besimi për konceptin për shtet 100 për qind. Komuna e Pejës është rreshtuar fuqishëm në krahun e partisë së Ramush Haradinajt dhe kauzës së tij për shtet të plotë. 

Sot, këtij rreshtimi iu bashkuan edhe përfaqësuses nga komuniteti rom në përkrahje të konceptit 100% shtet, si dhe berberë të Pejës, për Kosovën 100% shtet, të vendosur në rrugën e fitorës!

“Nermini e Bernardi udhëheqin grupin që bëri histori në sportin e Pejës. Gjithnjë kënaqësi kur takohem me Klubin e Tifozëve Shqiponjat. Kësaj radhe për 100% shtet” ka shkruar në rrjetin social në Facebook, kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili po ashtu ka tregur se sot në vazhdën e takimeve ka takuar me djemë të rinj të Pejës, me profesione të ndryshme, por që sipas tij, janë me një shpresë për të ardhmen e tyre në këtë vend. “Projekti për Kosovën 100 % ka pushtuar të gjithë” ka shkruar Haradinaj.

Për Kosovën 100 për janë bashkuar edhe klubi i basketbollit të femrave PENZA, ku bashkë me kryesinë e klubit, trajneret e stafin mbështetës, koncepti 100% shtet po gjenë mbështetje gjithandej vendit. Edhe familje të respektuara nga Peja, po i besojnë kauzës 100 për qind sic janë familja Ahmet Çeku të cilët e kanë mirëpritur dhe po e përkrahin konceptin për 100% shtet.

“Peja si lulja e Dukagjinit, po rikthehet fuqishëm në familjen e madhe të Aleancës.

Na priftë e mbara” ka shkruar Daut Haradinaj, në facebook.