75 Mall Live Search
20:27 / E Hënë, 02 Mars 2026 / L A

Peja bën përforcime, sjell një lojtar amerikan

GO+ Peja ka bërë një përforcim të ri.

Bëhet fjalë për amerikanin Daquan Bracey, i njohur me nofkën e tij “DayDay”.

28-vjeçari i bashkohet skuadrës pejane me një përvojë të konsiderueshme ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në kampionate të ndryshme evropiane dhe jashtë saj, përfshirë Turqinë, Malin e Zi, Çekinë, Bullgarinë dhe Meksikën.

Ai pritet të bëjë debutimin e tij në derbin ndaj Trepçës, që zhvillohet nesër në “Karagaç”./IndeksOnline/