75 Mall Live Search
18:49 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Peja demolon Ponte Prizrenin në ‘Karragaç’, shënon fitore të madhe!

Peja ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Ponte Prizrenit në palestrën, ‘Karragaçi’.

Peja ishte dominuese gjatë gjithë kohë, ku çerekun e parë e vendosi në 30-33, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin  52 – 40, shkruan IndeksOnline

Këtë vazhdimësi nuk e ndali Peja, pasi edhe në çerekun e tretë bëri diferencën, duke realizuar 83 pikë me 56 për Ponten.

Kështu, rezultati final i këtij takimi u vendos në 108 – 85.

Kjo ishte ndeshja e tretë gjysmëfinale, ku Peja kishte një kundërshtar të vështirë si Ponte Prizreni.

Ndryshe klubit pejan i duhet edhe një fitore për të arritur finalen e madhe./IndeksOnline/