15:40 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Peja dhe disa komuna kanë ndaluar lokalet e natës, por në komuna tjera po hapen me të madhe

Komuna e Pejës para pak ditësh ka marrë vendim që në lokalet e natës të iu revokohet leja e punës.

Ky veprim është marrë në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Pejë dhe Policinë si dhe shërbimin e Inspeksioneve nuk do të lejohet veprimtaria e këtyre klubeve e cila bie ndesh me ligjin.

Por, këtë shembull të mirë nuk po e bëjnë edhe komunat e tjera në nivel Kosove.

Indeksonline mëson se hapja e lokaleve të natës në komuna të ndryshme të Kosovës po vazhdon pandërprerë.

Ferizaji, Lipjani, Vitija, Gjilani e Prizreni janë vetëm disa nga komunat që nuk po pengojnë punën e këtyre lokaleve, pavarësisht se kohë pas kohë hapen lokale të reja atje.

Në shumicën e këtyre lokaleve dyshohet se kryhen veprimtari të kundërligjshme./Indeksonline/