Peja e bën “gaz” LDK-në
Në zgjedhjet lokale, Peja i takoi LDK-së, por jo edhe në zgjedhjet qendrore.
Lëvizja Vetëvendosje ka dominuar në zgjedhjet e sotme në këtë komunë, duke grumbulluar 21,327 vota, përkatësisht 48,27%, shkruan IndeksOnline.
LDK-ja është renditur e dyta, me 9,575, apo 21,67%.
Me radhë kanë grumbulluar vota AAK-ja, PDK-ja, IRDK-ja e PLE-ja.
Këto janë rezultatet preliminare, teksa votat për kandidatë të deputetëve do të numërohen në ditët në vijim.


