17:15 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / Blerim

Peja e fiton duelin ndaj KB Vëllaznimit

KB Peja ka triumfuar ndaj KB Vëllaznimit me rezultatin 83 – 67 në Karagaç të Pejës, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës.

Pejanët ishin më efikas në këtë ndeshje, ku mbyllën katër pjesët me rezultatin 15-14, 25-19, 21-13, 22-21, shkruan IndeksOnline

Lojtarët më të dalluar ishin, Walters nga Peja i cili shënoi 26 pikë total dhe Cartwright me 21 pikë, ndërsa Jackson për Vëllaznimin i cili shënoi 21 pikë dhe bëri 10 asistime.