Peja e fortë për Prizrenin, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Peja ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Baskëtboll.
Pejanët në çerekfinale mposhtën Ponte Prizrenin me rezultat 95-86, në ndeshjen e zhvilluar në “Mizair Isma” të Rahovecit.
“Shqiponjat” e dominuan të gjithë ndeshjen, duke krijuar epërsi deri në 20 pikë.
Më të dalluarit te pejanët ishin Johnson me 26 pikë dhe Sirko me 28 pikë e 18 kërcime.
Ndërsa te prizrenasit u dalluan Wofford me 19 pikë dhe Nichols me 16 pikë.
Në gjysmëfinale Peja do të takohet me fituesin e ndeshjes Rahoveci – Trepça. /IndeksOnline/