Peja e nis ditën me krisma, plagoset afaristi i njohur pejan
Një përson është plagosur me armë zjarri në Pejë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i plasogur është Jeton Buquku, afarist i njohur nga Peja.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
IndeksOnline ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe Spitali i Pejës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.


