Peja e nis me humbje në FIBA Europe Cup, deklasohet nga skuadra gjermane

Klubi Basketbollistik Peja e ka nisur me humbje sezonin në FIBA Europe Cup.
Verdhezinjët kanë pësuar humbje në udhëtim nga skuadra gjermane, Chemnitz, me rezultat të thellë 98-72, shkruan IndeksOnline.
Wesley Van Beck u dallua te skuadra gjermane me 22 pikë, kurse DeAndre Lansdowne me 18 sosh.
Te Peja më së shumti pikë shënoi Jay Chandler me 17 pikë, ndërsa Jacob Calloway kontriboi me 14 pikë./IndeksOnline/