Peja-Ferizaj, finalja e Kupës së Kosovës në volejboll

Peja dhe Ferizaj do të përballen nesër për trofeun e Kupës së Kosovës në volejboll.
Sot u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale, teksa Peja triumfoi 3:0 ndaj Dritës së Gjilanit.
Në anën tjetër, gjysmëfinalja e dytë ishte tërësisht ferizajase. Ferizaj triumfoi 3:0 ndaj Lubotenit.
Nesër nga ora 17:15 zhvillohet finalja në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.