Peja fiton në Suharekë ndaj Yllit dhe kalon në gjysëmfinale

KB Peja është gjysëmfinalistja e katërt e play-offit të Superligës.
Pejanët në ndeshjen e tretë çerekfinale dhe vendimtare fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 79:84 (28:21, 15:24, 20:17, 16:22).
Pas një fillimi të baraspeshuar, vendasit arritën të shkëputën në 22:11, por më pas u rikthyen mysafirët, ku çereku i parë përfundoi 28:21. Pejanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke përmbysur shifrat, derisa shkuan në pushim me rezultat 43:45.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte shumë interesante dhe drama u zhvillua deri në fund, ku pejanët ruajtën epërsinë e krijuar dhe shënuan fitore shumë të rëndësishme, 79:84.
Te vendasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Marquez Townes me 25 pikë e pesë asistime.
Në gjysëmfinale, Peja do të përballet me Bashkimin./IndeksOnline/