75 Mall Live Search
17:48 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / FR

Peja, gati të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputet

Edhe sot gjatë ditës në qendra të ndryshme komunale pritet të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Në komunën e Pejës, ende nuk ka filluar i numërimi edhe pse ishte e paraparë të fillonte nga ora 16:00.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, një numër i lartë i komisionerëve po presin që të fillojnë procesin e numërimit.

Indeksonline po ndjekë nga afër, dhe do tju mbajë të informuar rreth numërimit të votave./Indeksonline/