75 Mall Live Search
20:55 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Peja ia del, sot shënohet rritje e numrit të të shëruarve nga Covid-19

Numri i të shëruarve në Pejë nga Covid-19, sot ka shënuar rritje të lartë.

Kështu bën të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, shkruan Indeksonline.

“Rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tregojnë se numri i të shëruarve në Pejë sot ka shënuar rritje të lart”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Bashkëqytetar të nderuar,

Rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tregojnë se numri i të shëruarve në Pejë sot ka shënuar rritje të lart.

Të gjithë përsonave që dje dhe sot u ritestuan dhe rezultuan negativ ju urojm shëndet dhe gëzim në familjet e tyre.