18:02 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Peja, Istogu e Klina se “njohin” Rrahman Jasharin, mësimi mbahet në shumicën e shkollave

Në Komunat e Dukagjinit, Pejë, Istog e Klinë është mbajtur sot mësim. Në fakt, mësimi në tërë shkollat, por në shumicën e tyre po.

Drejtori i Arsimit në Pejë, Besim Avdimetaj ka dhënë detaje për mbarëvajtjen e ditës së sotme. “Në shumicën e shkollave është mbajtur mësim.

Përjashtimisht bëjnë tri shkolla të cilat s’e kanë përfillur urdhrin tonë dhe të Ministrisë së Arsimit.

Ne jemi për cilësi, jo për greva” ka thënë Avdimetaj. Drejtori i Arsimit në Klinë, Arben Limanaj ka dhënë për Indeksonline detaje nga kjo komunë për mësimdhënien gjatë ditës së sotme.

“Në shumicën e shkollave në Klinë është mbajtur mësimi. 2-3 shkolla nuk kanë mbajtur, ndërsa të tjerat po. Ky ka qenë urdhër i Ministrisë së Arsimit të cilin e kemi respektuar” ka thënë Limanaj.

Pak më ndryshe ka qenë situata në Istog.

“Në Istog mësimi është mbajtur në vetëm tre shkolla. Vendimi jonë ka qenë ai i Ministrisë së Arsimit, për tu mbajtur mësim, por kjo nuk është përfillur plotësisht” ka thënë Hajrush Shoshi, drejtor i Arsimit në Istog./Indeksonline/