75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Peja, kampione e trojeve shqiptare

Liga e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll, e quajtur “Liga Unike”, sonte ka kurorëzuar kampionin e këtij stinori.

Klubi basketbollistik Peja fitoi kupën në një ndeshje aspak të lehtë kundër Golden Eagle Yllit, raporton Indeksonline.

Shqiponjat pejane dominuan në tre çerekë kundër suharekasve, të cilët rezistuan deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Rezultati përfundimtar ishte 72:87 në favor të Pejës (19:23, 15:26, 19:20, 19:18).

MVP i finales së Ligës Unike u shpall pejani Dardan Berisha.

Ndërkohë, vendin e tretë të kësaj Lige e zuri Prizreni 16, i cili mposhti Teutën e Durrësit./Indeksonline/