75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Peja me masa të njëjta, ndalim qarkullimi është nga ora 17:00-06:00

Edhe në ditët në vijim, Komuna e Pejës vazhdon me masat e njëjta që janë zbatuar deri tani, ndalim qarkullimi është nga ora 17.00-06.00.

“Bizneset duhet ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm sipas vendimeve të qeverisë, parqet dhe hapsirat e gjelbëruara janë të mbyllura.

Ky vendim i komunës së Pejës vjen pas takimit të kryetarëve të komunave të Kosovës që kanë pasur me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë me datë 11 Prill 2020, ku është diskutuar për masat e reja të kushtëzuara nga vendimi i gjykates Kushtetuese dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtarë Shendetësor të Kosovës. .

Ju ftojmë që të bashkëpunoni me institucionet përgjegjëse! Vetëm duke u angazhuar bashkarisht mund ta mposhtim këtë virus”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline