75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Peja mposht Prishtinën në Ligën Ballkanike

Peja ka shënuar fitoren e katërt në Ligën Ballkanike.

Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, Peja mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 87-84, shkruan IndeksOnline.

Diamond Smith i Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, me 25 pikë të shënuara.

Te verdhezinjët, u dallua Kwame Vaughn, me 18 pikë.

Peja këtë sezon ka katër fitore e një humbje në Ligën Ballkanike, derisa Prishtina numëron tre fitore e dy humbje./IndeksOnline/