Peja mposhtë me lehtësi Golden Eagle Yllin

KB Peja ka triumfuar në ndeshjen e sontme përballë KB Golden Eagle Ylli.
Pejanët arritën të mposhtin me sukses ekipin suharekas me rezultat përfundimtar 82-78.
Ndeshja e zhvilluar në Karagaç pati kryesisht dominim të nikoqirëve.
Në çerekun e parë, dominoi KB Peja (20-13), për të shkuar në pushim të pjesës së parë në disavantazh (31-33).
Çereku i tretë e dërgoi në pushim gjithashtu ekipin pejan (61-54), për të përfunduar e gjithë ndeshja në favor të KB Pejës.
Ylli i kësaj ndeshje ishte Dardan Berisha, me 23 pikë të shënuara.
Xhiron e radhës, Peja do të udhëtojë në Prizren për t’u ballafaquar me KB Bashkimin.
Ndërkaq Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i Trepçës.