75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Peja ndan rrugët me basketbollistin amerikan

Klubi basketbollistik Peja ka ndarë rrugët me amerikanin Urald King.

Largimin e tij e ka konfirmuar KB Peja përmes një njoftimi në Facebook, shkruan IndeksOnline.

King u bashkua me Kampionin e Kosovës gjatë mujit tetor, ndërsa karrierën do ta vazhdoj në Austri, pasi ka kompletuar transferimin te Kapfenberg Bulls.

Njoftimi i plotë:

“Thank you, Urald King!

Urald King zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit si Basketbollist i KB Peja, ku kaloi disa muaj pozitiv në “Karagaçi”. E falenderojmë King për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë sukses në hapat e ardhshme në karrierë”./IndeksOnline/