Peja, në gatishmëri për koronavirusin, cakton personin përgjegjës për menaxhim situate

Komuna e Pejës ka njoftuar se është në gjendje gatishmërie për të menaxhuar me situatën e krijuar me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të njoftimit, janë në gjendje gatishmerie, mjekët, qendrat mjekësore, ekipet mobile, qendra e komunikimit.
Peja person përgjegjës për menagjimin e situatës e ka caktuar Petrit Locin, drejtor i Shëndetësisë së Pejës.
“Kryetari z.Gazmend Muhaxheri së bashku me drejtorët dhe institucionet relavante kanë krijuar trupën vepruese, e cila do të jetë gjatë gjithë kohës në gjendje gatishmërie për të menagjuar situatën e krijuar me koronavirusin. Janë në gjendje gatishmerie, mjekët, qendrat mjekësore, ekipet mobile, qendra e komunikimit.
Personi përgjegjës për menagjimin e situatës është caktuar z.Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë së Pejës.
Lusim të gjithë qytetarët dhe institucionet e interesuara që për cdo gjë emergjente ta kontaktojnë z.Loci, në numrin 044 473 448 ose email Petrit.Loci@rks-gov.net”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/