Peja në karantinë, reagon Driton Kuka: Shqipëria është model i mirë

Qyteti i Pejës është karantinizuar, për shkak të shumë personave të dalur pozitiv nga koronavirus.
Për këtë ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku ka thënë se raportimi i të prekurve po del në orët e vona, duk e cilësuar si praktik të keqe, dhe ka këshilluar që të merret shembull nga Shqipëria ku raportimi i të prekurve del në ora 11 të ditës,.
“Peja qyteti im prej sot në karantinë!
Ishim në pritje të masave lehtësuese por ndodhi e kundërta!
Përveç izolimit edhe ekonomia është ndalur dhe të shohim mbas 4 Majit si do reflektohet në këtë drejtim!
Mbramë në qytetin tonë para daljes së numrit të infektuarve ishte një gjendje jo e mirë,një pritje me nervoz e ankth.
Ishin testuar një numër i madh i qytetarve por dolën vetëm dy te infektuar!
Pse po delet me rezultate në orët e vona të natës!?
Praktikë e keqe dhe do ishte mirë të ndrrohej,Shqipëria del çdo ditë në ora 11.00 të ditës dhe është model i mirë!”, shkruhet në postimin e Driton Kuka’s.